Dakordimi i 27 shkurtit mes Kosovës e Serbisë, ka bërë që në senacën e vonshmë ku po kritikohet nga deputetët e opozitës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai të iu kundërpërgjigjet me përmendjen e atyre që e nënshkruan Asociacionin.
Mes të përmendurve ishte edhe çifti Ferat Shala dhe Sala Berisha Shala, deputetë nga PDK-ja, gjë që e bëri të reagoj Ferat Shalën.
“Gruaja jem Sala nuk e ka votuar Zajednicën. Kërko falje kryeministër. As unë nuk e kam votuar. Po na e krijon hapësirën me u marrë me gra,” – u shpreh z. Ferat Shala, deputet i PDK-së.
Deputetët emrat e të cilëve përmendi Kurti ishin Ganimete Musliu, Arben Gashi, Blerta Deliu.