kurti i kerkon parlamentit evropian mbeshtetje per anetaresim ne be 6411c5598f465

Kurti i kërkon Parlamentit Evropian mbështetje për anëtarësim në BE

March 15, 2023
min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka kërkuar eurodeputetëve mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Këtë kërkese ai e bëri gjatë vizitës së 15 marsit në Parlamentin Evropian, ku u takua me përfaqësues nga dy grupime të PE-së në Strasbourg – grupin e deputetëve nga Partia Popullore Evropiane (EPP), që është edhe grupi më i madh politik, dhe grupin e të gjelbërve.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor, ndërsa në Këshill të Evropës në maj të vitit të kaluar.

“Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e përkrahjes së Parlamentit Evropian në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës dhe mbështetjes përgjatë gjithë rrugëtimit integrues”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti po qëndron në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e dhjetë të Komitetit Parlamentar për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në.

Ndërsa gjatë ditës pritet të takohet edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se është diskutuar “edhe për takimin e 18 marsit në Ohër, mundësitë që paraqet dhe pritjet nga ai takim”.

Nga burimet e Parlamentit Evropian thuhet se deputetët janë interesuar edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ata ende nuk e kanë nënshkruar propozimin, por janë pajtuar se nuk ka nevojë që për këtë dokument të ketë negociata të mëtejme.

Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e këtij propozimi.
Parlamenti Evropian ka mbështetur propozimin e evropian dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstuktive për normalizimin e raporteve, që do të ndihmonte edhe realizimin e aspiratave të tyre për integrim në BE.

Dokumenti prej 11 nenesh – që është bërë publik nga Bashhkimi Evropian – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit përmendet që palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese./rel/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arratisje si ne filma ne piken kufitare bllace policia arrestoi shtetasin e kosoves 6411c4e028255
Story i mëparshëm

Arratisje si në filma në pikën kufitare “Bllacë”, policia arrestoi shtetasin e Kosovës

samsung do te shnderroje korene e jugut ne qender boterore te prodhimit te cipeve 6411c595841b9
Story i radhës

Samsung do të shndërrojë Korenë e Jugut në qendër botërore të prodhimit të çipeve

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.

ChatGPT dhe ekipet vetëvendosin norma sjelljeje

Një studim i fundit zbulon se ChatGPT dhe modelet e tjera të mëdha gjuhësore të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) kanë aftësinë për vetëorganizim dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje njerëzore. Kur
ShkoLartë