Kurti hyp në autokombanjë, ndjek procesin e korrjes së grurit

1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës ka ndjekur nga afër procesin e korrjes së grurit. I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci ai ka vizituar tokat e familjes Beqiraj në Sopijë të Therandës.

Kurti nuk ka hezituar aspak dhe ka hipur në autokombanjë për të parë nga afër procesin nga ku ka bërë edhe një foto të cilën e ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai deklaron se 15 hektarë janë korrur nga vëllezërit e familjes ditët e fundit e se 50 hektarë pritet që t’i korrin gjatë javës.

POSTIMI I ALBIN KURTIT:

15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani i përgjigjet Dimovskit: Pse i ndani çështjet në “shqiptare” dhe “maqedonase”?

Story i radhës

Pendarovski: Në këtë formë propozimi francez i pranueshëm

Të fundit nga