Kurti fton Vuçiqin që të nënshkruajnë Marrëveshjen në OKB

February 8, 2024
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së ka ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta nënshkruajnë Marrëveshjen në OKB.

Kryeministri tha se Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial

“Nënshkrimi i Marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Përkundër ofertave të mia të përsëritura, z.Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë, e ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, tha Kurti gjatë fjalimit.

“Kosova kryesisht njihet në të gjithë botën për masakrat dhe  spastrimin etnik nga regjimi i Millosheviqit, por pak njerëz e dinë që ky ka qenë vetëm një kapitull i fundi në një histori shekullore të krimeve shtetërore ndaj shqiptarëve të Kosovës”, tha Kurti.

“Historia jonë paraqet njërën prej betejave anti-koloniale të gjithë botës. Gjenocidi në vitet e ’90-ta ishte vetëm kulminacioni i një shtypje që kishe filluar shumë më parë dhe që kishte bërë jehonë te qytetarët e shumë shteteve”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Derbi i takon Bashkimit

Story i radhës

Basha: Sulmi terrorist i Banjskës me skenar të njëjtë, sikur i ai Krimesë

Të fundit nga

ShkoLartë