Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e sotme.
Ai ka bërë të ditur nismën e re te quajtur: ‘’Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë’’.
Kjo nisme ka të bëjë me qytetarët të cilët angazhohen vullnetarisht në të mirën e shoqërisë.
Kurti po ashtu ka bërë një thirrje që të nominohen të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë.
Afati për këto nominime është deri me 30 shtator 2024.
Postimi i plotë: