kurti formimi i institucioneve pa vonesa eshte interes i perbashket 67ef003c5ab1e

Kurti: Formimi i institucioneve pa vonesa, është interes i përbashkët

April 3, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se formimi i institucioneve të reja sa më shpejtë pas zgjedhjeve të 9 shkurti është interes i përbashkët.

Ai ka thënë është në interes të qytetarëve që sipas tij punët e mira të vazhdojnë e disa të nisin.

Këtë Kurti e ka thënë pas takimeve që ka zhvilluar me deputetë të zgjedhur dhe përfaqësues politikë të komunitetit serb, boshnjak, egjiptian, turk, rom, ashkali dhe goran.

“Gjatë këtyre katër vjetëve të mandatit tonë të parë të plotë qeverisës kemi dëshmuar që angazhohemi për një Republikë të të gjithëve, jo vetëm shumicës. Për zhvillim të gjithmbarshëm, nga i cili përfitojmë të gjithë, pa dallim, pa diskriminim. Si shumicë, përgjegjësia na takon neve, por përfshirja, pjesëmarrja, angazhimi dhe kontributi i komuniteteve joshumicë, ka qenë dhe është thelbësor në këtë qëllim. Falënderoj të gjithë për diskutimet e hapura që kemi zhvilluar sot. Konstituimi i kuvendit dhe formimi i qeverisë pa vonesa është interes i përbashkët, sepse është në interes të qytetarëve të Republikës dhe vullnet i qartë qytetar që punët e mira të vazhdojnë e shumë tjera të nisin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

evropa e frikesuar nga lufta goxhaj lufta sot bazohet ne logjistike 67eef6993eb6d
Story i mëparshëm

Evropa e frikësuar nga lufta?/ Goxhaj: Lufta sot bazohet në logjistikë

media zviecerane lider fale mbretit standard xherdan shaqiri 67ef03c4b34b5
Story i radhës

Media zviecerane: Lider falë mbretit standard – Xherdan Shaqiri

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë