Kurti flet për “rrezitjen” që iu përmend sot dhe Byronë, tregon si bëhet konfiskimi i pasurisë

July 14, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur seancë të suksesshme të Kuvendit, votimin e sotëm të Byrosë, Projekt-kodit të Procedurës Penale dhe Projektligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e pasurisë, pavarësisht “rrezitjes” të cilën ia përmenden opozita kur ai hyri në sallë pas qëndrimit 9 ditor në Greqi.

“Me fjalë të tjera, ishte një seancë e suksesshme në të cilën më së paku kishte rëndësi sa kujt i dukesha i rrezitur unë. Ndërkohë, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë është një çështje tjetër, dhe konsultimet me partitë opozitare për të sigurisht që duhet të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti ka thënë se me votimin e sotëm në lexim të parë të Projektligjit për Byronë mundësohet konfiskimi civil i pasurisë që nuk justifikohet por pa dënim.

Ai ka thënë se me rekomandimet që kanë marrë nga Komisioni i Venecias, projektligji do të standardizohet plotësisht me praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Me votimin e sotëm në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ecim bashkë drejt mundësimit të konfiskimit civil (pa dënim) të pasurisë që nuk justifikohet dot. I falenderoj deputetët e Kuvendit për këtë votim me të cilin iniciuam themelimin e një mekanizmi të rëndësishëm me diskrecion për të hetuar pasurinë e të gjithë personave zyrtarë. Me rekomandimet e vlefshme të Komisionit të Venecias, ky Projektligj do të standardizohet plotësisht në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe, po ashtu, do ta rrisë efikasitetin e luftimit të korrupsionit, siç ka qenë zotimi ynë e për të cilin jemi maksimalisht të përkushtuar”, ka shkruar ai./express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama del i sheh korrje – shirjet, por nuk i hipën kombanjës

Story i radhës

Amnistia fiskale, reagon Shoqata Gjermane e Tregtisë

Të fundit nga

ShkoLartë