Kurti flet pas homazheve në Krushë: Brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtet që kemi kaluar ne

Kryeministri Albin Kurti ka bërë sot homazhe në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

Pas homazheve ai ka folur para gazetarëve.

Ai tha se përkulet me mall, dhembje e pikëllim, por edhe me shumë dashuri, krenari e admirim.

“Çdo fillimpranvere i kujtojmë e i përkujtojmë ata të cilët dhanë jetën e tyre, luftuan heroikisht për çlirmin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin tonë. Edhe këtu në Krushë, në vendlindjen e bacës Ukë, të profesorit Ukshin Hotit, të cilit i kemi aq shumë borxh për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjekjen tonë politike që të jetojmë me dinjitet në trojet tona dhe me shtetin që na shërben të gjithëve si Republikë. Këtu përkulemi me shumë mall, dhembje, e pikëllim por në të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim që i patëm këta burra e gra me nëkrye me Ukshin Hotin dhe arritëm çlirimin e vendit e njëkohësisht kemi udhërrëfyesin se si të ecim përpara pa u ndalur, pikërisht për shkak të veprës së tyre, jetës së tyre, rënies së tyre me flijim e sakrificë.

Sot si institucione të Republikës, shtetit, me përgjegjësi dhe si qytetarë të Republikës dhe Shtetit me vetëdije bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezat e ardhshëm të mos kalojnë në vuajtjet dhe humbjet që kemi kaluar ne, por në të njëjtën kohë të kenë një të ardhme të ndritshme”, tha Kurti pas homazheve.

Story i mëparshëm

Makina del nga rruga në aksin Laç-Mamurras, një i vdekur

Story i radhës

Putin: Shërbimet amerikane janë përfshirë në shpërthimin në Nord Stream

Të fundit nga