Kurti e pret në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung, René Schlee

August 25, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës Drejtorin e Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, René Schlee, i cili tani do të drejtojë zyrën rajonale të këtij Fondacioni për Evropën Juglindore.

Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim lamtumirës, Kryeministri Kurti e falënderoi Schlee për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin. Në qendër të bashkëpunimit ishin çështjet dhe politikat që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe të rinjve, barazinë sociale, bashkëjetesën ndëretnike, mjedisin, përfshirë edhe puna e përbashkët në kuadër të Fondit Sovran. 

Drejtori i Fondacionit, René Schlee u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin që ka pasur, duke theksuar se edhe në pozitën e tij të re do ta ndjekë temën e përbashkët për forcimin e demokracisë sociale dhe forcimin e shkëmbimit ndërmjet socialdemokratëve. 

Në përmbyllje të takimit, kryeministri i uroi z. Schlee suksese në pozitën e tij të re.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tërmet në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Story i radhës

Mbërrijnë në atdhe eshtrat e ish-Prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë