Kurti e Osmani vetëm spektatorë, Rizvanolli nënshkruan me MCC-në

min lexim

Në një përgjigje ekskluzive nga Zyra për Media e MCC-së për Gazetën Express kanë konfirmuar se do të jetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo që do të hedhë firmën në marrëveshjen për milionat e MCC-së.

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të jenë vetëm spektatorë në ceremoni.

“Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Drejtoresha e MCC-së, Alice Albright do ta nënshkruajnë marrëveshjen e kompaktit”, kanë thënë ekskluzivisht nga Zyra për Media e MCC-së për Gazetën Express.

Ndryshe sot gjatë ditës nga zyra për media e presidencës kanë konfirmuar se presidentja dhe kryeministri sot të udhëtojnë për në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në në Kongresin Amerikan.

Po ashtu, Zyra e Presidentes kishte konfirmuar sot udhëtimin drejt SHBA-së, ku kishte shtuar se do të zhvillohen edhe takime tjera bilaterale.

“Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti udhëtuan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, kanë udhëtuar për në Uashington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”, thueht në njoftim./Ekspress/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Basti i çmendur i Putinit, nuk është i pazakontë për “diktatorët e naftës”

Story i radhës

Boki-13 përfundon në spital

Të fundit nga