Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur.
Sipas njoftimit, krerët e shtetit do të bëjnë homazhe në orën 10:30.
Vendi para ndërtesës së Kuvendit.
Poashtu, Kurti do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë.