Kurti e Orav, flasin për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë

March 12, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth zhvillimeve në vend, rajon dhe Evropë.

Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë.

U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë.

Me ambasadorin Orav, kryeministri Kurti bisedoi dhe rreth fuqizimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Del lista e kandidatëve të sigurt në Tiranë, e kryeson Berisha. Katër vende për aleatët, rikthehet në Kuvend Topalli

Story i radhës

Murtezani: Integrimi gradual në BE, urë drejt reformave të qëndrueshme dhe përfitime reale

Të fundit nga

Theo Hernandez në dilemë

Theo Hernandez është në dilemë nëse duhet të zgjedhë paratë apo pasionin. Al-Hilal po përgatit një ofertë të majme për të tunduar mbrojtësin e majtë të Milanit, që përfshin një pagë “monstruoze”
sqmken
ShkoLartë