Kurti dhe Gërvalla sot në Gjermani, marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë

February 18, 2022
min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të shkojnë sot në Gjermani, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti dhe Gërvalla do të qëndrojnë tri ditë në Gjermani për takime të ndryshme bilaterale.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje (Munich Security Conference). I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kryeministri Kurti do të qëndrojë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojë takime të ndryshme bilaterale”, thuhet në njoftim.

Edhe në shkurt të vitit 2020, Kurti kishte marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku për herë të parë ishte në një tryezë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti kishte deklaruar se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih. Kurti ka thënë  se nuk është takuar me Vuçiqin.

“Unë nuk jam takuar me Vuçiqin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiq tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).

Megjithatë, Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Ai (Vuçiq) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Kujtojmë se në mesin e shumë personaliteteve nga Ballkani, në konferencën e vitit 2020 morën pjesë atëherë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në ditën e parë të kësaj konference (e premte 14.02.2020) ishte nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme përmes së cilës synohet të rihapet linja hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja u firmos nga delegacioni kosovar i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell./GazetaExpress/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përdoruesit e Twitter mund të dërgojnë bakshish edhe në Ethereum

Story i radhës

Canadian Gov’t Says It Has Frozen Crypto-Related Bank Accounts – and Will ‘Freeze More’

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë