Kurti dërgon ministrin e vet te Ahmeti/ Promovohet rruga Tetovë-Prizren, shmangen pyetjet e  gazetarëve

August 16, 2023
min lexim

Shumë pyetje mbetën pa përgjigje. Kjo pasi kreu i BDI-së Ali Ahmeti sot pas konferencës për media u largua me vrap nga foltorja në selinë e partisë, duke mos përfillur kërkesat e gazetarëve për t’i parashtruar pyetje në interes të opinionit. Pa përgjigje mbeti edhe pyetja pse kryeministri i Kosovës gjatë vizitës së tij në Maqedoni nuk realizoi takim me përfaqësues të pushtetit në Maqedoni, veçanërisht zyrtarë të BDI-së. Kurti në Maqedoni u prit nga fronti opozitar në Maqedoni, por jo edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Pikërisht katër ditë më vonë, ai dërgon ministrin e tij për transport dhe lidhje, Liburn Aliun ta promovojë rëndësinë e rrugës Tetovë-Prizren, rrugë të cilin edhe ai vet e promovoi derisa ishte për vizitë në fshatin Vicë të Tetovës bashkë me Bilall Kasamin. E për ato organizime në Tetovë e Çair pati shumë reagime nga pushteti qendror, e madje u shqiptuan padi kundërvajtëse ndaj kryetarëve të dy komunave.

Ahmeti pas takimit me Aliun, tha që ekipet qeveritare meren seriozisht me qëllim që projektimi të përfundojë sa më shpejtë, dhe fillimi i punimeve të fillojë në kohë sa më të afërt.

“Në kuadër të kësaj vizite sigurisht që një vëmëndje e veçantë iu bë edhe rrugës që është në projektim e sipër, Tetovë – Prizren, me levërdi të jashtëzakonshme ekonomike për të dyja vendet tona sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin. Qarkullimi mundëson ekonomi më të zhvilluar, më të përparuar dhe besoj që ekipet ndërqeveritare merren seriozisht dhe aktivisht me këtë çështje që projektimi të mbyllet sa më shpejtë dhe fillimi të ndodhë në kohë sa më të afërt”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Ministri i transportit dhe lidhjes i Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, tha se dy shtetet janë në fazën e marrëveshjes finansiare për të realizuar projektin dhe dizajnin e tunelit.

“Kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit i cili është realizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin, dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti”, pohoi Liburn Aliu – ministër për Transport dhe Lidhje në Kosovë.

Me të përfunduar konferenca, nuk vonoi reagimi nga partia e re e Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike. Nga kjo parti thonë se BDI po përpiqet ta përvetojësojë projektin ndërsa i njejti do të realizohet por, jo duke qenë BDI në pushtet.

Projekti i rrugës Tetovë – Prizren, bashkë me tunelin, është një ide e kamotshme. Është një artere e rëndësishme jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Së fundi është aktualizuar shumë, sidomos kulmoi me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e Tetovë, i cili edhe një herë foli për rëndësinë e kësaj rruge që lidh dy qytetet me rëndësi historike. Kjo rrugë gjithsesi do të bëhet, por jo me BDI-në, e cila, gjë që është e pritshme, tenton ta përvetësojë si projekt partiak”, thonë nga LD.

Përndryshe ky projekt së pari ishte njoftuar nga kryetarja e mëparshme e Tetovës, Teuta Arifi. Përafrimi i dy vendeve përmes kësaj rruge, ndihmon edhe në zhvillimin e turizmit pasi dy vendet i ndanë Mali Sharr.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Turqia regjistron temperaturë rekorde

Story i radhës

Varianti i ri i COVID-19 shqetëson ekspertët në Britani

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë