Në nderim të 6 dëshmorëve dhe 13 martirëve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule para pllakës përkujtimore në Sllatinë të Kaçanikut, në 26-vjetorin e rënies së tyre.
Më 13 prill 1999, forcat e Serbisë kishin rrethuar lagjen e Vatës dhe fshatin Sllatinë.
Pas një breshërie të pamëshirshme granatash, ata hynë me egërsi, plaçkitën e djegën shtëpitë duke vrarë mizorisht edhe 13 shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm.
Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët: Hysen Elezi, Naim Beka, Ramadan Xhokli, Agim Matoshi, Shaban Elezi, Avni Shehu dhe 13 martirët: Qemajl Deda, Rrahman Lami, Shuqeri Alili, Brahim Lami, Sabri Salijaj, Hebib Lami, Kemajl Salijaj, Mahmut Caka, Izahir Salijaj, Jakup Caka, Nazmi Elezi, Ilir Caka dhe Dr. Vesel Elezi
Burimi: botasot.info