​Kursimi i energjisë, Finlanda po u kërkon njerëzve të përdorin saunat më pak

1 minut lexim

Një fushatë kombëtare në Finlandë që synonte kursimin e energjisë përfshinte një ftesë për finlandezët që të përdornin më pak saunat, përveç reduktimit të ngrohjes me një gradë Celsius dhe të bënin dush më të shkurtër.

Fushata “Një gradë më pak” duhet të fillojë më 10 tetor, tha Kati Laakso, zëdhënëse e agjencisë shtetërore për promovimin e energjisë së qëndrueshme Moriva.

Në këtë fushatë, finlandezët do të inkurajohen të ndalojnë ngrohjen e garazheve të tyre.

“Këto janë vetëm mundësi. Shpresojmë që njerëzit të kuptojnë se kemi një dimër të vështirë përpara dhe të ndjekin vullnetarisht këshillat”, tha Laakso.

Saunat gëzojnë një status kulti në Finlandë dhe ka rreth tre milionë të tilla për një popullsi prej 5.5 milionë banorësh.

Ndryshe, është hera e parë që nga kriza e naftës e viteve 1970 që një fushatë kombëtare që synon kursimin e energjisë është nisur në Finlandë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Marrëveshja Kosovë – Serbi për dokumentat, reagon Osmani: Të pandalshëm drejt njohjes reciproke

Story i radhës

Akullorja për një ditë shtrenjtëson për 20 denarë

Të fundit nga