Një dush në kohëzgjatje më të shkurtër, fikja e dritave në ambiente të pashfrytëzuara apo shfrytëzimi i poçeve LED mund të ndikojë në faturat e juaja të energjisë elektrike për të mirë, thonë nga qeveria. Me sloganin “Kursejmë së bashku sot për të pasur nesër”, Qeveria do të motivojë qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike përmes aktiviteteve informative dhe edukative.
“Poçet me efikasitet energjetik kursejnë deri në 90% energji elektrike. Mbajtja e temperaturës së dhomës në 22 gradë, në vend se në 25 gradë kursen deri në 10% energji elektrike. Një dush i shkurtër kursen ujë, rrymë dhe para. Nëse respektohen këto, por edhe rekomandime tjera, mund të kursejmë energji elektrike deri në 50%.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
“Qëllimi është që këto porosi për rëndësinë e kursimit të energjisë elektrike të dëgjohen dhe pranohen nga një numër më i madh i qytetarëve. Në atë mënyrë shpresojmë që këto rekomandime të kenë efekt pozitiv, të ndikojnë tek të gjithë ne, të ndryshojmë diçka në vetitë tonë të përditshme që do të na sjellin benefit menjëherë.”,- u shpreh këshilltari i Qeverisë për energjetikë, Viktor Andonov.
Nga qeveria njoftuan se bilanci energjetik për prodhimin e energjisë elektrike nga EMV tregon se dje nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël janë plotësuar me prodhim vendor prej 10.786 megavat orë dhe është blerë energji elektrike në vlerë prej 3110 megavat orë. Termocentralet kanë prodhuar 7,834 megavat orë, kurse burimet e rinovueshme të energjisë prodhuan 2,952 megavat orë energji elektrike.