Kursime disavjeçare të Shehut, Teqja e Madhe del me reagim pas vjedhjes së rëndë

Teqja e Madhe në Gjakovë ka reaguar pas vjedhjes së rëndë që u krye atje.

“Teqja e Madhe e Gjakoves, percjelle indinjaten e thelle për aktin vandal e makaber te grabitjes ne Teqe.

Shuma e parave dhe gjerave te tjera me vlere, e grabitur ne Teqe, ka qene pjese e kursimeve disavjeçare te Shehut te Teqese se Madhe, familjes Shehu dhe te besimtareve, me qellim te investimit ne rindertimin perfundimtar te objektit te Teqese se Madhe ne Marash-Hisar te Przirenit.

Shpresojme qe shume shpejt organet e rendit dhe te drejtesise ta kryejne punen e tyre dhe ta zbardhin ne plotni kete rast.”, thuhet në reagim.

Ndryshe, rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku dyshohet se janë vjedhur 200 mijë euro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA e “shqetësuar” për bastisjen e kompleksit Al-Aksa të Kudsit nga ministri Ben-Gvir

Story i radhës

Dorëheqja e Alibeajt/ Gazetari: Ke qenë edhe ti i afërt me Bashën. Noka: Rama të keqpërdor, të shtrydh e të flak. Basha po synon rikthimin

Të fundit nga