“Kurrë mos i puthni fëmijët në buzë”, doktor Flamur Topi zbulon çfarë po i rrezikoni

min lexim

Doktori i njohur Flamur Topi bëri një telefonatë surprizë në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të shprehur mendimin e tij për puthjen e fëmijëve në buzë. Mjeku shpjegon se nga ana mjekësore, kjo nuk sjell asgjë të mirë për fëmijën pasi të rriturit transmetojnë sëmundje të rënda tek ta.

Flamur Topi:

“I paharruar, i madhi profesori Hamdi Sulçebe ka qenë një mjek edhe i familjes time dhe që i vogël, ai vazhdimisht këshillonte në radion e tij, në programin e vet të njohur, kurrë dhe kurrë mos i puthni fëmijët, në aspektin mjekësor, gjithnjë. Ai thoshte që nëpërmjet të të puthurës të rriturit mund t’i transmetojnë të vegjëlve sëmundje shumë të rënda. Të gjitha këto mikroorganizmat që një i rritur mban nëpërmjet të puthurës mund të transmetohen, kështu që në aspektin mjekësor të paktën, nuk e diskutoj në planin etik, në aspektin mjekësor, kurrë të vegjlit nga mosha 2-4 vjeç nuk duhet t’i puthin në asnjë mënyrë. Sidomos në kohën tani që jemi, në kohën e pandemive shuam të rrezikshme, të Covid-it, të gripit të rëndë etj, mirë është të bëjmë të pamundurën të përmbahemi në emocionet tona, në dashurinë ndaj të vegjëlve.”

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zgjedhjet e mesit të mandatit, republikanët favoritë për Dhomën e Përfaqësuesve, Biden: Po rrezikohet demokracia

Story i radhës

Morën babë e bijë endacakë në sallonin e tyre, çifti nga Kosova bëhet viral për “shndërrimin” që i bënë (VIDEO)

Të fundit nga