Stina e virozave shoqërohet me një sërë simptomash problematike siç janë rrjedhja e hundëve, kolla, tështimat dhe sekrecionet e tepërta.
Këto të fundit duhen larguar nga rrugët e frymëmarrjes me shpejtësi dhe në mënyrë efikase.
Kura e mëposhtme arrin të trajtojë me efikasitet të gjitha simptomat e virozave dhe të largojë sekrecionet.
Kura e sugjeruar nga AgroWeb.org ka tre përbërës: mjaltin, limonin dhe xhenxhefilin.
Të tre këto përbërës forcojnë sistemin imunitar, eliminiojnë sekrecionet dhe mbrojnë shëndetin.
Receta e Kurës Ideale Për Imunitetin Dhe Kundër Sekrecioneve
Përbërësit:
Një copë xhenxhefil 2 cm
100 ml ujë
100 gramë mjaltë
4 lugë gjelle me lëng limoni
Përgatitja:
Ziejeni xhenxhefilin në një çajnik me ujë për 10 minuta.
Më pas hidheni në një filxhan dhe lëreni të ftohet.
Shtoni mjaltin dhe limonin dhe më pas lërini përbërësit të rrinë gjithë natën.
AgroWeb.org këshillon që në mëngjes të filloni konsumimin dhe pjesën e mbetur futeni në frigorifer për ta konsumuar në vijim.
Përdorimi i Kurës
Ju duhet të pini 40 ml nga ky lëng çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.
Pësëriteni kurën për 40 ditë, pas të cilave duhet të bëni dy javë pushim dhe ta përsërisni procedurën për 40 ditë të tjera.
Pas kësaj periudhe, imuniteti juaj do të jetë më i fortë dhe më i mirë.
Nëse këtë kurë dëshironi ta përdorni për të larguar sekrecionet, ju mund ta shoqëroni atë me disa trajtime me avull.
Lëngun e përgatitur mund ta zieni dhe të qëndroni sipër avullit për 5 minuta.
Vlerat Shëndetsore Të Përbërësve të Kurës
Mjalti
Mjalti është i fuqishëm kundër mykut, virozave, baktereve dhe inflamacionit.
Ai përmban antioksidantë të shkëlqyer dhe rekomandohet kundër alergjive.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mjalti forcon ndjeshëm imunitetin dhe ju ndihmon të pastroni mushkëritë dhe të qetësoni fytin nga irritimet e stinës.
Limoni
Limoni është i pasur me vitaminë C dhe kalium, dy substanca të nevojshme për një imunitet të fortë.
Vitamina C dhe kaliumi luftojnë inflamacionin, mikrobet dhe sekrecionet.
Limoni ruan nivelin e pehashit, tensionit të gjakut dhe ekuilibrat hormonalë.
Ai parandalon lodhjen dhe dehidratimin.
Xhenxhefili
Ky zhardhok i rëndësishëm është efikas në largimin e sekrecioneve.
Ai rekomandohet në rastet e sinozitit dhe për pastrimin e mushkërive.
Xhenxhefili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zgjidh problemet me azmën./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: agroweb.org