Kur je ndërmarrës nuk ke kohë për fundjavë

November 1, 2022
min lexim

Fundjava, për ata që kanë punë “të rregullt”, është koha për t’u çlodhur, për të lënë pas lodhjen e javës dhe për të shmangur problemet e përditshme.

Gjatë fundjavës, të punosh është gjëja më e fundit që na vjen në mendje. Por, kur je një sipërmarrës nuk ke kohë për fundjavë. Një sipërmarrës që dëshiron të arrijë sukses, gjithmonë ëndërron rritjen e tij, si të bëjë më mirë e si të ecë përpara. Ja disa arsye pse sipërmarrësit kanë gjithmonë fundjava të vështira:

Puna nuk është vërtet punë

Për sipërmarrësit, puna është jeta, është pasioni i tyre. Nuk ka një program nga e hëna deri të premten. Nuk është e pazakontë që ata të qëndrojnë zgjuar deri në orët e vona, e të zgjohen herët në mëngjes. Ata me të vërtetë nuk e shohin botën përsa i përket një ekuilibri punë / jetë. Bëjnë gjithçka për punën. Studimet tregojnë se sipërmarrësit bëhen të varur nga sipërmarrja. Kjo çështje u ekzaminua në një punim të botuar në Journal of Business Venturing. Studiuesit zbuluan se sipërmarrësit e zakonshëm mund të tregojnë simptoma të varësisë si p.sh. mendime obsesive, cikle tërheqjeje-angazhimi dhe faj. Pra, në të vërtetë mund të ekzistojë një arsye e vlefshme pse sipërmarrësit kanë vështirësi të ndajnë punën e tyre nga jeta e tyre personale.

Vendimet ndikojnë në familje (financat kryesisht)

Kur jeni një sipërmarrës, kalimi i një fundjave të qetë është një luftë psikologjike që e keni me veten tuaj. Mund të duket sikur po argëtoheni me fëmijën tuaj, por ndërkohë mendja juaj “bluan” për sipërmarrjen, ecurinë e saj. Biznesi juaj është si të ishte fëmija juaj, si një pjesë e pandashme e familjes. Nëse jeni një sipërmarrës, e para gjë që duhet të bëni është të dini të vendosni balancat mes punës dhe familjes. Ashtu siç kombinoni udhëtimin më punën, ashtu duhet të veproni edhe me familjen dhe biznesin, duke vendosur balanca. Vetëm kështu ju do të mund të merrni nga njëra-tjetra.

Ankth për përparim

Sigurisht, sipërmarrësit janë të vetëdijshëm për statistikat në lidhje me bizneset e dështuara. Mbi 50% e tyre dështojnë në katër vitet e para. Kjo shkakton ankth dhe ata humbasin besimin se mund t’ia dalin. Për më tepër, ka në çdo kohë konkurrentë të shumtë që janë të gatshëm të punojnë më shumë se ju. Natyrisht, kjo ushqen ankth edhe për sipërmarrësit. Shijoni fundjavën, dhe mund të zgjoheni të hënën në mëngjes e mësoni se konkurenti juaj ka filluar atë produkt ose shërbim të ri që po planifikonit të dilte.

Sipërmarrësit jo vetëm që janë janë të shqetësuar për të përparuar, por sjellja e tyre e ndërgjegjshme i shtynë biznesin përpara, ndërsa bëhet e vështirë të marrin leje, e pushime.

Ky lloj mentaliteti mund t’i bëjë ata të shqetësohen për përparimin. Por, të punosh më shumë nga sa duhet mund të të sigurojë produktivitet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​31 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të BE-së

Story i radhës

SHBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë