Kur futbolli është dashuri me shikim të parë, rrëfimi i talentit shqiptar

min lexim

Londra shqiptarët i ka të shumtë, madje edhe ata që luajnë futboll. Një djalosh që i ka hedhur aty hapat e parë është Armando Broja, i cili tani shkëlqen me Southampton në Premier League.

Në kryeqytetin anglez po rritet edhe një tjetër lojtar shqiptar, i riu Renaldo Torraj i datëlindjes 2004.

Sulmuesi i krahut të djathtë është pjesë e akademisë së Tottenham dhe luan me skuadrën e 18-vjeçarëve.

Këtë sezon ka shënuar edhe dy gola dhe sigurisht dëshiron të realizojë edhe më shumë me londinezët, por edhe me Shqipërinë U19 që është pjesë tani. Në rubrikën “Talenti shqiptar” në fshf.org, Renaldo rrëfen se si nisi gjithçka me një top që luante në shtëpi, e deri te Tottenham dhe dëshira për të ecur në gjurmët e Armando Brojës.

– Renaldo, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

– Babai im e do futbollin, kështu që ai më bleu një top kur isha 3 ose 4 vjeç. Unë e përdorja atë nëpër shtëpi gjatë gjithë ditës dhe kështu nisi lidhja ime me futbollin.

– Çfarë ju shtyn që të rriteni edhe më shumë në këtë profesion?

-Më pëlqen të luaj futboll dhe ideja për ta bërë atë si punë më ka emocionuar gjithmonë. Dua të bëj krenar prindërit e mi dhe t’ua kthej mbrapsht gjithçka.

– Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?

– Mami dhe babi im kanë ndihmuar mua gjithmonë. Ata më kanë dhënë këshilla dhe më kanë inkurajuar gjithmonë.

– Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U-17?

– U ndjeva krenar që më thirri Shqipëria U17 dhe mezi pres ta përfaqësoj sërish Shqipërinë.

– Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull?

– Armando Broja, sepse ka kaluar nëpër sistemin e ekipeve të futbollist të moshave në Angli dhe tani luan në Premier League dhe me kombëtaren e Shqipërisë. Të njëjtën gjë dua të bëj edhe unë.

– Në Angli nga lojtarët e kombëtares po spikat Armando Broja. Si ndjeheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt edhe ju mund të luani në Premier League?

– Është frymëzuese të shohësh dikë që është po ashtu nga Shqipërisë duke spikatur në Premier League. Shpresoj që edhe unë një ditë të luaj në Premier League.

– Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll?

– Të përfaqësoj një ditë Shqipërinë në një turne ndërkombëtar, siç është Kupa e Botës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vazhdon vala e të nxehtit në Japoni, numri i të shtruarve në spital po rritet

Story i radhës

Milot Rashica feston ditëlindjen – Urimi i ëmbël i gruas së tij

Të fundit nga