Kur fillon Kampionati Shqiptar?

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar sot datat e nisjes së aktiviteteve zyrtare për sezonin 2023-2024.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar së fundmi datat se kur do të nisin të gjitha kompeticionet kombëtare për edicionin futbollistik 2023-2024.

Përmes një vendimi qarkullues, KE-ja e FSHF-së ka marrë vendime të rëndësishme për sezonin e ri futbollistik, duke nisur që nga datat se kur nisin aktivitetet futbollistike.

Kampionati ‘Abissnet Superiore’ pritet që të ngrejë siparin të shtunën e 19 gushtit të vitit 2023 dhe të përfundojë më 11 maj të vitit 2024.

Ndërkaq, kampionati i ‘Kategorisë së Parë’ është programuar të fillojë më 2 shtator 2023 dhe të përfundojë më 8 maj 2024.

Ashtu sikurse edhe gjatë edicionit të kaluar, finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet në muajin dhjetor, përkatësisht më 20 dhjetor 2023. Kujtojmë që në garë për këtë trofe janë kampionia e Shqipërisë, FK Partizani dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, KF Egnatia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti jep detaje nga vizita zyrtare në Greqi

Story i radhës

Shqipëri: Sekuestrohen gjashtë prona të Arben Ahmetajt

Të fundit nga