Gjilani po përjeton periudhën më të vështirë si klub!
Pas shtyrjes së ndeshjes së parë me Fushë Kosovën, tani shtyhet edhe me Prishtinën.
“Komisioni i Garave aprovon kërkesën e SC Gjilani që për shkak të problemeve organizative dhe me mirëkuptimin e FC Prishtina, ndeshja e paraparë të zhvillohet të shtunën më 19 gusht të shtyhet për të hënën më 21 gusht në orën 17:00”, njofton Komisioni i Garave, kryetar Abdyl Bellopoja.
Edhe FC Prishtina ka dalur me një njoftim të shkurtër në lidhje me këtë ndeshje.
“Ndeshja e javës së dytë të Albi Mall Superligës ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës zhvillohet të hënën më 21 gusht nga ora 17.00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan”, njofton FC Prishtina.