Kreu i Partise se Lirise, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve ku ka reaguar në lidhje me publikimin e informacioneve sekrete të email-eve të Gledis Nanos.
Ish presidenti është pyetur nga gazetarët edhe për nisjen e protestave në vend gjatë muaji shtator ashtu siç ishte paralajmëruar.
Deklasifikimi i informacioni/ Fatmir Xhafajt ironizon keq qeverinë në Komision: Ne kemi marrë ekspertizë edhe për prodhimin e domates, ndërsa sot…
-A keni planifikuar protestë?
Meta: Nëse do të ishte hetuar dosja e Dibrës që u bë ping pong do kishim pasur zgjedhje normale, did he këtë tjetrën që në momentin kur u hakerua sistemi dhe dolën të gjitha të dhënat e qytetarëve, dhe të dilte skandali i patronazhistëve nuk do ishim në këtë situatë, as sulme të nxitura nga Irani apo grupe të tjera kriminale.
Nëse ai ka shqetësimin që të mos krijohet panik dhe të ruhet siguria publike është dorëheqja sepse ka dështuar dhe mashtruar, përgjegjësitë e tij të rënda në rrëzimin e shtetit, e nxorri shtetin lakuriq, ai nuk mund tu shmanget, është mision i pamundur.
Pranvera e protestave ka nisur, e kuptoj padurimin dhe interesin dhe revoltën. Ua kam thënë sfida jonë është menaxhimi i këtij padurimi që ta kthejmë në forcë dhe kështu do ndodhë.