Sa i përket shkollës fillore në lagjen Vizbeg në Shkup, ministri Shaqiri thotë se është mbështetur kompania ndërtimore për avancimin e dinamikës së punimeve dhe kjo shkollë do të mirëpresë nxënësit vitin e ardhshëm shkollor.
“Presim që gjatë muajit qershor (2023) ndërtimi i objektit të jetë i kompletuar dhe ne t’i shohim procedurat e tjera për të vazhduar mësimi vitin e ardhshëm shkollor, në këtë vendbanim në këtë lokalitet.”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
“Fëmijët e Vizbegut përfundimisht do të kenë shkollën në lagjen e tyre, por kjo është me rëndësi të veçantë edhe për të gjitha lagjet e Butelit sepse nxënësit që mësojnë në shkolla tjera tanimë do të kenë shkollën e tyre.”,- theksoi kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Autoritetet sigurojnë se shkolla e re në Vizbeg do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve më të larta ndërtimore.