Kur do martohesh? Noizy habit me përgjigjen

1 minut lexim

Në një intervistë të fundit reperi Noizy ka treguar se ende nuk e ka gjetur personin e jetës dhe nuk ka plane të krijojë një familje.

 “Të gjithë u martuan, po ti?” ka qenë pyetja që iu drejtua Noziyt në emisionin “Një Kafe me Labin”.

“Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti. I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman”– tha Noizy me shaka.

 “Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bëj dot plane. Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”, u shpreh Noizy.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tensione, sulme dhe provokime nga Serbia / Flet eksperti i sigurisë, ka një porosi për Kosovën!

Story i radhës

“Syri” i Guardia-s kapi 1 ton kanabis në Jon! Detajet e operacionit me 250 efektivë, si u zunë mat trafikantët në Vlorë

Të fundit nga