kuqezinjte kryejne stervitjen e fundit ne arenen kombetare 67e04b031e0b1

Kuqezinjtë kryejnë stërvitjen e fundit në “Arenën Kombëtare”

March 23, 2025
1 minut lexim

Shqipëria luan nesër ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Botërorit 2026, atë ndaj Andorrës, të cilën e pret në “Arenën Kombëtare”.

Trajneri Silvinjo tha në konferencën e fundit për mediat se mund të ketë ndryshime në ekip, por la të kuptohet se këto nuk do të jenë të varura nga situata fizike e lojtarëve që luajtën titullarë ndaj Anglisë.

Kjo u pa edhe nga stërvitja e sotme, e fundit para sfidës, ku të gjithë lojtarët e përzgjedhur nga trajneri ishin të gatshëm.

Edhe lojtarët që kanë kaluar shqetësime në ditët e kaluara si Ismajli e Kumbulla, apo ata që pësuan dëmtime ndaj Anglisë si Strakosha e Laçi, u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të ekipit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne shba hapet ekspozita krimet serbe ne kosove reka gjyqesia nderkombetare e heshtur 67e047837adf9
Story i mëparshëm

Në SHBA hapet ekspozita ”Krimet serbe në Kosovë”, Reka: Gjyqësia ndërkombëtare e heshtur

sa kohe qendrojne baterite ne veturat elektrike 67e04bf1322db
Story i radhës

Sa kohë qëndrojnë bateritë në veturat elektrike?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë