Botërori është evenimenti më i madh sportiv në planet, një ngjarje e jashtëzakonshme që tërheq aktorë të ndryshëm. Në çdo rast, nuk kanë munguar kurrë parashikuesit, të gjithë përpiqen të gjejnë fituesin, nga oktapodi i famshëm, për të vijuar me elefantë e shumë kafshë të tjerë, por në botën ku jetojmë, ku teknologjia ka pushtuar jetën e të gjithëve, parashikuesit kanë ndryshuar, tani në lojë janë futur super kompjuter, agjentë bursash, apo studiues që përpiqen të gjejnë fituesit duke bërë kalkulime logjike, shifra, vlerash lojtarësh, deri tek gjendja psikologjike apo dhe GP e një shteti pjesëmarrës.
Në këtë diskutim, është përfshirë edhe Universiteti i famshëm i Oksfordit, ku një studiues matematikor, mori të dhënat e të gjithë përfaqësueseve që nga viti 2018 e deri më tani, të gjithë ndeshjet ndërkombëtare. Ky model, stimuloi mbi 1 milionë herë fazën e grupeve dhe përfundimet ishin thuajse të njëjta, me çdo studim tjetër serioz, nuk ka surpriza, por befasitë e mëdha vijnë në fazën me eliminim direkt.
Në 1/16, Gjermania 4 herë kampionë bote, mposhtët nga Belgjika, “djajtë e kuq” kanë 57,7% shanse për të kaluar më tej. Sipas studimi të Oksford, Belgjika është surpriza më e madhe, pasi ekipi i Lukakut me shokë do të shkojnë në finale duke kaluar më radhë pas Gjermanisë, Portugalinë në çerekfinale dhe Francë në gjysmëfinale. Nga kjo anë, Anglia që shihet si favoritë në këtë Botëror shkon në shtëpi që në fazën çerekfinale.
Në krahun tjetër të Botërorit, në fazën çerekfinale do të kemi çifte Holandë-Argjentinë, dhe Brazil-Spanjë, më tej kalojnë Argjentina dhe Brazili që do të përballen në fazën gjysmëfinale. Messi përballë Neymar, me 51,6% në finale kalon Brazili. Në finalen e madhe, përballë Belgjikës, Brazili është favorit absolut, shpallet fitues me 61, 3%.
Në këtë Botëror, jo vetëm studiues, apo kompjuter, edhe kompanitë e basteve shohin Brazil favorit absolut. “Seleçao” kuotohet me koeficientin 4,50 e ndjekur nga Argjentina me 6.50, mbyll podiumin Franca me 8.