Kupa e Botës/ Një nga stadiumet e Katarit do t’i dhurohet Kosovës?

November 21, 2022
1 minut lexim

Për herë të parë një Kupë Bote zhvillohet në Katar. Ky shtet i vogël në Lindjen e Mesme ka bërë shpenzime marramendëse për të ndërtuar 8 stadiume të jashtëzakonshme. Por për një shtet që numëron rreth 3 milionë banorë është e tepërt mbajtja e stadiumeve me një kapacitet të tillë.

Prandaj është vendosur që një pjesë e tyre të dhurohen për shtetet në zhvillim. I ftuar në emisionin “Rudina” në Klan, Xhevdet Zeka, deklaroi se një nga këto stadiume është në plan që të shkojë në Kosovë.

“Njëri nga këto stadiume mund të jetë në plan për t’ju dhuruar Kosovës thamë mbrëmë me Enkelejdën tek emisioni jonë. Është në plan që një nga këto stadiume të shkojë në Republikën e Kosovës”, u shpreh Zeka.

Kupa e Botës nisi të dielën (20 Nëntor) me sfidën e Katarit përballë Ekuadorit. Organizatorët e kompeticionit humbën me rezultat 2 me 0. Kupa e Botës do të përfundojë më 18 Dhjetor.

Kujtojmë që një prej stadiumeve në Katar të cilit i është vendosur emri “Stadiumi 974” është i ndërtuar me konteinere.

974, janë pikërisht numri i konteinerëve që janë vendosur në atë stadium.

Është pikërisht ky stadium që është projektuar për t’u çmontuar plotësisht dhe të rimontohet në një vend tjetër, që mund të vijë në Kosovë, nëse janë të vërteta aludimet./albeu.com

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moment historik i NASA, anija kozmike Artemis 1 mbërrin në Hënë

Story i radhës

Tonelata me kokainë ‘pushtojnë’ portin e Antwerpit, autoriteteve belge u duhen më shumë inceneratorë për të djegur drogën

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë