Kungulli simbol i Halloween-it, pse duhet ta përdorni më shumë këtë periudhë

October 26, 2022
min lexim

Kungujt e Halloween-it, kungujt që piqen, që pushtojnë pazaret e fruta-perimeve, kungujt me të cilat krijohen ide pa fund dekori, mund të përdoren sidomos për të luftuar rrudhat.

Në qoftë se keni vendosur të realizoni për Halloween gojën e padenjë të Jack-o’- fytyra e famshme prej kungulli, simbol i festës – përfitoni që farat dhe pjesën mishtore të brendshme kur ta hiqni, mbajeni dhe përdoreni për përkëdhelje bukurie natyrale të vetes tuaj. Po, sepse kungulli – hipokalorik, shumë i ushqyeshëm dhe shumë i pasur me antioksidantë e vitamina – është një aleat bukurie. Ja shtriga të dashura, ndonjë recetë e pazakontë bukurie me protagonisten e padiskutueshme të natës më misterioze, duhet.

Magjia kundër moshës për fytyrën – “Një  maskë me kungull për lëkurë që shkëlqen”

1) Zieni pjesën e tultë të kungullit dhe grijeni në frulator.

2) Hidhini një lugë vaji jojoba dhe gjysmë luge kanellë.

3) Përziejini mirë produktet derisa të përfitoni një formë kremoze.

4) Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

5) Shpëlajeni më pas me ujë të rrjedhshëm.

Në qoftë se nuk e dinit, mësojeni! Farat e kungullit janë një minierë natyrale me zink, shumë me rëndësi për lëkurën. Një grusht me fara kungulli në ditë janë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar aknet.

Thatësi nuk të duroj dot, lëkura e butë është krenaria ime.

Për lëkurën e thatë betakaroteni është vërtet i çmuar.

1) Përzieni gjysmë tasi pure kungulli me gjysmë tasi vaj kokosi.

2) Aplikojeni gjerësisht në të gjithë trupin dhe bëni masazh.

3) Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Scrub

Edhe farat e kungullit mund të shërbejnë për të përgatitur një scrub delikat. Përzieni pak tul të kungullit me vaj ulliri.

Flokë të thatë, kungulli bën mrekulli

1) Copëtoni tulin e kungullit, hidhini një lug mjaltë dhe një lugë vaj Argan.

2) Aplikojeni tek flokët e tharë dhe lërini ashtu për 20 minuta.

3) Shpëlajini më pas me ujë të rrjedhshëm dhe lajini me shampon që përdorni zakonisht.  

Thonj magjik

Pak pika të vajit esencial të përftuar nga farat e kungullit për t’u thënë lamtumirë thonjve të butë. Masazhoni sipër e poshtë shtratit të thonjve 1-2 herë në ditë për dy muaj dhe do të shikoni rezultatin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjermania së shpejti do ta legalizojë kanabisin

Story i radhës

Edhe një humbje e Struga Trim Lum

Të fundit nga

ShkoLartë