Kungulli si një produkt kozmetik, efektet mahnitëse për lëkurën

October 23, 2024
1 minut lexim

Sado e çuditshme t’ju duket, aplikimi i kungullit në fytyrë mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm.

Sipas ekspertëve, kungulli është i pasur me acide alfa hidroksi, të cilat ndihmojnë në eksfolimin dhe rinovimin e lëkurës. Ai gjithashtu përmban nivele të larta të antioksidantëve të tillë si likopeni, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e radikalëve të lira.

Është plot dhe me vitaminë C, e cila është shumë e rëndësishme për lëkurën. Krahas forcimit të sistemit imunitar, gjithashtu vitamina C lufton dëmtimin e diellit dhe parandalon rrudhat. Përveç këtyre, kungulli është i pasur me vitaminë E, e cila lufton inflamacionin, zvogëlon poret dhe kontrollon yndyrën e tepërt duke parandaluar shfaqjen e puçrrave dhe pikave të zeza.

Si mund ta përdorni? Pastroni fytyrën një ose dy herë në javë me një maskë që mund ta përgatisni me këto përbërës: 1 filxhan kungull, ½ filxhan kos, 2 lugë gjelle sheqer kaf dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Aplikojeni në fytyrë dhe e masazhoni me kujdes për disa minuta.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mot kryesisht me diell sot, këto janë temperaturat

Story i radhës

​Ancelotti zbulon bisedën me lojtarët gjatë pushimit të ndeshjes me Dortmundin

Të fundit nga

ShkoLartë