Kundërshtuan me dhunë dhe fyen policët në komisariat, arrestohen dy vëllezër në Maliq

Dy vëllezër nga fshati Zvirinë, Maliq janë vënë në pranga pasi kundërshtuan me dhunë dhe fyen policët në Komisariatin e Policisë Maliq.

Ata shkuan në ambientet e komisariatit për t’u sqaruar në lidhje me një problematike, por filluan të kundërshtonin policët dhe t’i fyenin ata për shkak të detyrës.

Të arrestuarit janë N. T., 40 vjeç dhe N. T., 37 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si funksionon procesi i impiçmentit në SHBA, i cili erdh në rend dite edhe një herë me Bidenin?

Story i radhës

Bedri Krasniqi bën shqiponjën pas aktvendimit lirues ndaj akuzave për vrasjen e dy policëve

Të fundit nga