kundermonte ere e keqe policia thyen deren dhe gjen te vdekur shqiptarin brenda baneses se tij 6280a847e7237

“Kundërmonte erë e keqe”, policia thyen derën dhe gjen të vdekur shqiptarin brenda banesës së tij

May 15, 2022
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një shtetas është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren.

Policia është njoftuar nga qytetarët për një erë që kundërmonte brenda banesës. Kur në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme dhe është thyer dera e banesës, aty është hasur një trup i pajetë, i gjinisë mashkullore.

Ende nuk dihet shkaqet që kanë sjellë vdekjen e viktimës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë tëngjarjes.

Njoftimi i policisë:

HETIM I VDEKJES /Prizren, 14.05.2022 – NN. Banorët kanë njoftuar se fqiu i tyre i cili jetonte i vetëm në banesë nuk është parë qe tre ditë dhe se nga banesa e tij kundërmon erë. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, dhe me rekomandim të prokurorit të shtetit nga ana e zjarrfikësve është thyer dera e banesës ku është hasur trupi i viktimës mashkull kosovar, dhe nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pervjetori i vrasjes se bujar pllanes ne mullirin e improvizuar ne kciq nga ku ushqeu qindra familje te zhvendosura ne vitin 1999 6280a8448adde
Story i mëparshëm

Përvjetori i vrasjes së Bujar Pllanës në “mullirin” e improvizuar në Kçiq nga ku ushqeu qindra familje të zhvendosura në vitin 1999

babai gjen te vdekur vajzen ne vlore 6280a8f87c76b
Story i radhës

Babai gjen të vdekur vajzën në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë