Kundër ligjit për të qëndruar disa vite në Shqipëri, studentët e mjekësisë dorëzojnë padi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

June 14, 2024
1 minut lexim

Studentët e mjekësisë kanë dorëzuar një padi pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me ligjin që i detyron ata që të rrinë disa vite pas studimeve në sistemin shqiptar të mjekësisë.

Në padinë e përpiluar prej disa studentëve, thuhet mes të tjerash se “skema e tillë e punës së detyrueshme e hartuar nga ligji i kundërshtuar ndryshon thelbësisht nga nocioni i “rezidencës” e cila është një kërkesë rregullative për të qenë në gjendje për të marrë licencën dhe për të punuar ojë si mjek”.

Sa më tej ata shkruajnë se “gjatë seancës dëgjimore, avokati i Këshillit të Ministrave pranoi se studentët në nevojë financiare që përfitonin ndihmë sociale, nuk kishin të drejtë zgjedhjeje”.

Ata kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet edhe nga kjo gjykatë, pasi sipas tyre nuk janë dakord me vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese, e cila mori për bazë pjesërisht kërkesat e tyre.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Më shumë se 600 padi për moszbatim të pensionimit të dyfishtë

Story i radhës

Avioni i ministrit të Mbrojtjes bën ulje të detyrueshme, shkak një problem në pjesën e bagazheve

Të fundit nga

PDK nesër mban konferencë për media

Nesër, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Se pse do të mbahet kjo konferencë, kjo parti nuk dha ndonjë arsye. Megjithëse, ora dhe vendi dihen. Pra konferenca mbahet
ShkoLartë