Kundër gripit janë vaksinuar rreth 10 mijë qytetarë, në terren edhe ekipe mobile për të përshpejtuar imunizimin

October 24, 2024
1 minut lexim


Prej sot Instituti i Shëndetit publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë ka aktivizuar ekipe mobile për vaksinim kundër gripit sezonal. Kjo siç tha drejtoresha e Institutit Marija Andonovska për ta shpejtuar procedurën dhe që të përfshihen më shumë qytetarë në imunizim.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili u vaksinua sot kundër gripit, thotë se deri tani janë vaksinuar rreth 10 mijë qytetarë. Për atë se çfarë masash mund të merren ndaj antivaksinuesve do të dihet kur të hartohet një strategji vaksinimi. Ministri shtonise tashmë po punohet në këtë drejtim.

“Në Institutin për Shëndet Publik vaksinohen vetëm punonjësit shëndetësor, e me insistim të ministrit për efikasitet më të madh, në marrëveshje më të, Instituti për shëndet publik ka formuar ekipe mobile të cilat nga sot do të shkojnë nëpër institucione shëndetësore nga tre arsye, që t’ua lehtësojmë punëtorëve shëndetësorë, që ta rrisim numrin e të vaksinuarve dhe se e treta, qëllimi ynë është që të jemi më efikas dhe më shpejtë të vaksinohen edhe qytetarët tjerë”, tha Marija Andonovska – drejtoreshë e ISHP.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shporta minimale sindikale pasqyrë reale e vështirësive të qytetarëve!

Story i radhës

U arrestua me urdhër të SPAK, Valteri zbulon mesazhin e mbërritur në telefon: Ja kush ia fsheh pasuritë Metës në Çeki

Të fundit nga

ShkoLartë