Kumbulla vlerësohet si më i dobëti te Roma

March 1, 2023
1 minut lexim

Marash Kumbulla po vuan ndjeshëm mungesën e besimit te Roma.

Mbrojtësi shqiptar u rikthye si titullar në ndeshjen e Serisë A kundër Cremonese. Smalling mungonte për shkak të skualifikimit nga kartonët.

Murinjo zgjodhi që t’i besonte Kumbullës pas shumë ndeshjesh pa e parë fushën e blertë.

Por lojtari i Kombëtares ka vuajtur dhe në pjesën e dytë do të ulej në stol.

Për “Ilromanista”, Kumbulla ishte mbrojtësi më i dobët dhe vlerësohet me notën 5.

“Po vuante shumë. Ndërrimi për të ishte i pashmangshëm”, shkruhet në vlerësim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fansat e Luizit kundër Kiarës! Moderatorja humb mijëra ndjekës në pak orë

Story i radhës

Zvicra shpreh mbështetje për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë