kumbaro vjosa park kombetar rezultat i nje pune disa vjecare 6411c5d2c82e1

Kumbaro: Vjosa “Park Kombëtar”, rezultat i një pune disa vjeçare

March 15, 2023
min lexim

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi sot se, shpallja e lumit Vjosa si “Park Kombëtar” ka ardhur si rezultat i një pune disa vjeçare.

Në fjalën e saj, gjatë aktivitetit të organizuar në Tepelenë, për shpalljen e lumit Vjosa si Park Kombëtar, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Kumbaro u shpreh se, ky park përbëhet nga plot 12 mijë e 727 hektarë, nga të cilat 47% janë sipërfaqe ujore, 36% bregore dhe pjesa tjetër shpate dhe kanione.

“Shpallja e këtij lumi “Park Kombëtar” ka ardhur si rezultat i një pune disa vjeçare, që nga shpallja park natyror në janar 2022, nga diskutimet e gjata për bashkëpunim me Patagonian, tek firmosja e marrëveshjes për bashkëpunim të vërtetë, që u pasua nga një punë shumë intensive e 30 ekspertëve vendas e të huaj në koordinim”, tha ajo.

Ajo tha se, “tashmë shpallja e lumit Vjosa “Park Kombëtar” nuk është përrallë, por është realitet i një pune të bërë nga disa dhjetëra ekspertë vendas e të huaj”.

“Është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që qartazi ka shpallur mjedisin prioritet duke bërë realitet atë model zhvillimi të qëndrueshëm që mediet e kanë quajtur përrallë ekologjike. Ky është edhe një realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet, i një shoqërie që piqet bashkë me rritjen ekonomike dhe me integrimin evropian. Shenjë emancipimi dhe kurajoje politike është edhe ky vendim i qeverisë shqiptare sot. Jo thjesht se kemi bërë punën studimore dhe thjesht kemi marrë një vendim, por sepse kemi sfiduar historinë. Me vendimin e sotëm kemi marrë përsipër të ndryshojmë rrjedhën e logjikës ekonomike të dikurshme të diktuar nga mangësitë e kohës, kemi sfiduar të shkuarën në emër të së ardhmes së qëndrueshme”, tha Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, ministrja falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e huaj ku tha se, “erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv, jo gjithmonë të lehtë, por arritëm të krijojmë një ekip bashkëpunues midis organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare”.

Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall më 13 mars nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë, thjesht “park natyror”.

Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se, lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë ekspertizë ndërkombëtare, përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

edhe ne serbi i tremben emrit te donjetes 6411c5ce0f18c
Story i mëparshëm

Edhe në Serbi i tremben emrit të Donjetës 

GPL KeyArt 800x800 1
Story i radhës

SKYSHOWTIME KONFIRMON DATËN E PUBLIKIMIT PËR SERIALIN MUZIKOR GREASE: RISE OF THE PINK LADIES

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë