Kumbaro: Nuk lidhen kontrata me subjektet që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor te Tatimet

February 17, 2022
1 minut lexim

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro këtë të enjte paraqiti në Kuvend projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”.

Në fjalën e saj, Kumbaro tha se Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të ndërhyjë me forca të shtuara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vijës bregdetare në bashkëpunim me bashkitë.

“Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të ndërhyjë me forca të shtuara për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vijës bregdetare dhe në bashkëpunim me bashkitë”, tha ajo.

Ministrja bëri të qartë se nuk do të lidhen kontrata me subjekte që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor tek tatimet.

Ajo foli edhe për çmimet e larta të çadrave, ku tha se nuk do të lejohen abuzimet.

“Nuk do lejohet ndërtimi i plazheve pa leje, nuk do të lidhen kontrata nëse nuk kanë vrojtues plazhesh, nuk do të lidhen kontrata nëse subjekti është debitor në tatimet qendrore dhe vendore nuk mund të pranohet abuzimi me çmimet çadrave dhe shezlong përtej çdo fantazie. Edhe kur administrohen nga privati ato mbete plazhe publike”, tha Kumbaro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Transferimi dështoi për 3 centimetra

Story i radhës

Maqedoni: Mjekët familjar nesër në protestë

Të fundit nga

ShkoLartë