Kumanovë, tymi i furrës “ngulfat” fqinjët! Qytetarët ankohen, ndërsa furra mbrohet me rezultatet e laboratorit

October 21, 2024
1 minut lexim


Nga tymi i madh që po shkaktohet nga kjo furrë, banorët e kësaj lagje nuk mund të marrin frymë lirshëm.

“Kjo furra këtu prapa meje gjendet në Kumanovë, më konkretisht në rrugën “Srbo Tomoviç”, pra është bërë një shqetësim i madh për qytetarët nga tymi që po përhapet”, raporton Fazile Halili nga Kumanova.


Këtu afër ka shtëpi dhe ndërtesa, ku siç thonë disa banorë, ua prish fasadat e objekteve  dhe nuk mund t’i hapin dritaret për ajrosje.  Ata poashtu ankohen edhe për shëndetin, pasi çdo ditë thithin tym.


Ka edhe banorë të cilëve nuk u pengon furra, por kërkojnë që së paku të vendosen filtra.

Qytetarët që në vitin 2022 kanë dërguar kërkesë deri te komuna e Kumanovës që të merren masa.


Por nga Komuna i kanë informuar se inspektorati i mjedisit ka dalë në terren dhe ka kryer kontrolli dhe kanë urdhëruar furrën që brenda 7 ditëve të vendosë një filtër për tymin që shkaktohet  dhe të matë emetimin e grimcave dhe gazrave qe dalin ajër.

Nga furra na treguan një dokument me rezultate nga laboratori i mjedisit jetësor, i cili thotë se nuk ka tejkalim të vlerave kufizuese për parametrat e matura.

TV21 dërgoi pyetje në Komunën e Kumanovës për ankesat e reja qytetarëve, nga ku po pret përgjigje.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BDI nis takimet me qytetarët! Ali Ahmeti më 23 tetor takon banorët e Likovës

Story i radhës

Arrestimi i Metës, Noka: Akt lufte ndaj opozitës, u trajtua si terrorist

Të fundit nga

ShkoLartë