Kumanovë/ Digjet dyqani i këshilltarit të BDI-së dhe makina e një prokurori të lartë.
Mbrëmë në Kumanovë kanë ndodhur disa zjarrëvënie që dyshohet të jenë të qëllimshme, shkruan Alsat.
Ky akt ka ndodhur ndaj këshilltarit të BDI-së, që iu kundërvu Maksim Dimitrievskit për UÇK-në, Fitor Jakupit, të cilit i është djegur dyqani.
Po ashtu, është djegur edhe vetura e një prokurori të lartë, derisa sipas dëshmive, dyshohet se s’ka qenë një zjarrëvënie e thjeshtë por akt i përgatitur mirë.
Sipas dëshmive, personat që kanë vënë zjarrin dyshohet se kanë përdorur pajisje për bllokikin e kamerave./Alsat.mk