kumanovari avancohet ne ushtrine e kosoves 6a53bd0e877d1

Kumanovari avancohet në ushtrinë e Kosovës

July 12, 2026
1 minut lexim
IMG 7937

Arben Avdili, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komandant i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, ka përfunduar me sukses studimet në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë (Milli Savunma Üniversitesi).

Përfundimi i studimeve në këtë institucion të arsimit të lartë ushtarak konsiderohet një arritje e rëndësishme profesionale në karrierën e Avdilit, i cili prej vitesh shërben në radhët e FSK-së.

Me këtë rast, bashkëvendësit e tij nga Vaksinca e Komunës së Likovës kanë shprehur krenarinë për suksesin e arritur, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit, disiplinës dhe profesionalizmit.

Ata i kanë uruar Avdilit shëndet, suksese të mëtejshme dhe mbarësi në vazhdimin e angazhimit të tij në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

princi william dhe princesha kate shfaqen me george dhe charlotte ne finalen e wimbledonit te gjithe syte tek familja mbreterore 6a53b9203a3b5
Lajmi i mëparshëm

Princi William dhe Princesha Kate shfaqen me George dhe Charlotte në finalen e Wimbledonit, të gjithë sytë tek familja mbretërore

Të fundit nga

ShkoLartë