Kultivonin lëndë narkotike/ Bien në pranga babë e bir, shkon në 26 numri i megaoperacionit

min lexim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, babë e bir, të cilët kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike.

Të arrestuar janë shtetasit me iniciale V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç.

Këta dy persona, janë kapur në kuadër të megaoperacionit “Qarku” që u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër, duke e çuar numrit total të të arrestuarve në 26.

Shkodër / Finalizohet faza e pestë e megaoperacionit “Qarku”, shkon në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të tij.

Vihen në pranga 2 shtetas ( babë e bir), autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg. Gjendet dhe sekuestrohet në banesën e të arrestuarve, edhe 1 armë sportive.

Shërbimet e DVP Shkodër, në vijim të veprimeve intensive dhe profesionale policore, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përpunonin dhe shisnin në doza, lëndë narkotike kanabis, kanë finalizuar fazën e pestë të këtij megaoperacioni që ka rezultuar me arrestimin e shtetasve:

-V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjithashtu, për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit V. N.).

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive.

Vijon puna për kapjen e shtetasit P. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tjetër paraqitje fantastike nga Luiza Gega

Story i radhës

Presidenti Erdoğan inspekton nga afër minierën në Bartın ku ndodhi shpërthimi

Të fundit nga