Kulla: Vuçiqi që dy vjet e gjysmë kalon nga disfata në disfatë në raport me Kosovën

min lexim

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla ka vlerësuar se presidenti serb Aleksander Vuçiq, që dy vjet po përballet me disfata në raport me Kosovën.

Ai duke përmendur dështimin e idesë për ndryshimin e kufijve, Ballkanin e Hapur, ka thënë se Vuçiq ka dështuar për t’i ngritur në këmbë serbët e Kosovës përmes Listës Serbe e deri të sulmi i Banjskës.

“Serbia për rreth dy vjet ka humb ç’do betejë që ka ngritur apo çdo projekt që ka pasë në këmbë. I dështojë ndryshimi i kufijve, Ballkani i Hapur, i dështojë çdo tentativë për të ngritur në këmbë ushtarakisht, politikisht, pra për t’i rebeluar serbët e Kosovës nëpërmjet përfaqësueseve të Listës Serbe, deri tek ngjarjet e para një viti në Banjskë….”, ka thënë Kulla në emisionin “MATRIX”.

Ai ka thënë se Kosova ka qëndruar e fortë përballë planeve të presidentit serb i cili është munduar të krijojë agjendë të vetën në Kosovë.

“Kosova ka qëndruar fort nëpërmjet qeverisë dhe parlamentit të saj, policisë e cila ka bërë një punë brilante në veriun e Kosovës, AKI-së. Vuçiqi ndodhet përballë faktit që ka dy vjet e gjysmë që kalon nga disfata në disfatë në raport me Kosovën”, tha Kulla.

Story i mëparshëm

Kujt po i thotë të dua Dafina Zeqiri?

Story i radhës

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

Të fundit nga