Kulla: Putin po luan shah, sanksionet do përforcojnë Rusinë. Nëse Ukraina do ishte në BE s’do ishte në këtë situatë

February 23, 2022
min lexim

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, është shprehur se nëse Kievi do të tregojë maturi që të mos bjerë në kurthin e provokime të Rusisë, konflikti do të ngrijë këtu dhe nuk do përshkallëzohet më tej.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, është shprehur se jo të gjithë vendet  kanë dashur që Rusia të marrë sanksione nga SHBA, ndërsa ka shtuar një pjesë e klasës politike europiane vepron pa menduar kur vë sanksione.

Ilir Kulla: Nëse nga ana e politikës së Kievit do të ketë maturi dhe kujdes dhe nuk do bie në grackën e provokime ushtarake, mendoj se konflikti do të ngrijë këtu. Le të shpresojmë që brenda asaj që nuk duhet të ndodhte kjo që ka ndodhur të ketë një vijim, që këto territore që nuk janë njohur nga ndërkombëtarët. Ajo që ne duhet të shohim është lufta ekonomike. Mendoj se një pjesë e klasës politike europiane vepron pa menduar kur vë sanksione. Rusia me sankisonet e vendosura para 8 vitesh, vetëm u forcua ekonomisht, për shkak të çmimit të gazit. Jo të gjithë vendet janë të kënaqura me vendimin e sankioneve, sepse sanksionet kanë ndikim të dyfishtë. Rusia përfiton trefish nga blloku i gazit, rrit çmimet dhe krijon të ardhura.

Ai tha se: Vetëm një sjellje e ndryshme e BE në raport me lindjen e Europës do ta dëmtonte Rusinë. Nuk e dëmtojnë sankisonet. 

Ndër të tjera ai shton se nëse Ukraina do të ishte pjesë e BE nuk do të ndodhte ky konflikt që po ndodh aktualisht.

Ai shtoi se sanksionet e vendosura vetëm do ta përforcojnë Rusinë.

Ilir Kulla:  Ne kemi 15 vite që jemi aty rrjesht për t’u bërë pjesë e BE, sepse jemi peng i Serbisë dhe politikave të Serbisë. Ukraina nëse do të ishte e anëtarësuar në BE nuk do të kishte pasur këtë problem që ka sot. Sot vuajnë dobësinë e BE, për mënyrën se si është formuar të qeverive të tyre, por mbi të gjitha të mungesës së dëshirës për zgjerim në lindje. Këto sankisone do të përforcojnë Rusinë. Nëse nuk ka një vullnet të BE të bashkimit në lindje është çështje kohe, që Putin i cili po luan shahun e madh për të thënë se Rusia është kthyer siç ka qenë në kohën e BS dhe është një fuqi globale dhe jo rajonale. Politika europiane është në kulmin e dobësisë së vet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është mocioni që AAK-ja do ta dërgojë nesër në Kuvend lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Story i radhës

Një muaj paraburgim për 16 të arrestuarit për fajde në Pejë

Të fundit nga

Видеолотарија дел од глобалната кампања за зголемување на јавната свест за ризикот од вклучување на младите под 18 години во игрите на среќа

Видеолотарија Касинос Австрија како членка на Европската и Светската Асоцијација на лотарии,  и годинава безрезервно ја поддржа кампањата за одговорно дарување. Со оваа кампања и ние како одговорна компанија за приредување електронски
ShkoLartë