Kuleba thirrje aleatëve të lejojnë Ukrainën të sulmojë brenda territorit rus

1 minut lexim

Pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në Kiev sot, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u bëri thirrje sot aleatëve të Ukrainës që të lejojnë Ukrainën të sulmojë brenda territorit rus.

“Në mbrojtje kundër kësaj makinerie luftarake barbare, Ukraina është e detyruar të luftojë me duar të lidhura.

A nuk është absurde,” shkruajti Kuleba në X.

Ai shtoi se Rusia gjuajti me raketa të Koresë së Veriut Kievin të hënën dhe u bëri thirrje partnerëve aziatikë të konsiderojnë rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Dodik fton serbët që t’i qëndrojnë pas politikave të Vuçiqit dhe Kishës Ortodokse Serbe

Story i radhës

Nagavci tha se s’ka pranuar asnjë ankesë për librat, nga Komuna e Vushtrrisë e thonë të kundërtën

Të fundit nga