Guvernatori i rajonit të Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se Ukraina po “sulmohet masivisht” nga forcat ruse sot, prëcjell Bota sot.
Duke postuar në Telegram, Kubela tha se zona e Kievit ishte në alarmin e tretë ajror të ditës për shkak të granatimeve ruse.
Ai tha: “Që në mëngjes, armiku ka sulmuar masivisht Ukrainën.
Rajoni i Kievit vazhdon të mbrojë kryeqytetin. Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan disa objekte të armikut.
Rreziku nuk ka kaluar. Alarmi ajror vazhdon. U kërkoj të gjithëve të qëndrojnë në strehimore dhe të ruajnë qetësinë!”