Kuleba përgëzon RMV-në për kryesimin me OSBE-në, fton Osmanin në Ukrainë

January 2, 2023
1 minut lexim

Shefi i diplomacisë ukrainase, Dmitri Kuleba, e përgëzoi Maqedoninë e Veriut për kryesimin e OSBE-së, organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë, e cila përfshin 57 vende pjesëmarrëse nga Amerika Veriore, Evropa dhe Azia.

Marketing

Ai përmes një postimi në “Twitter” i është drejtuar kolegut të tij nga RMV Bujar Osmani.

“I nderuar Bujar Osmani, ju përgëzoj për marrjen e kryesimit të OSBE-së në vitin 2023. Mezi pres t’ju mirëpres në Ukrainë në kapacitetin tuaj të ri, si dhe të punojmë së bashku për të forcuar përgjigjen e OSBE-së ndaj agresionit rus dhe zbatimin e formulës së paqes të Volodymyr Zelensky”, shkroi Kuleba.

Osmani do të kryesojë këtë organizatë të rëndësishme shumëpalëshe që punon në aspekte gjithëpërfshirëse të sigurisë që kanë të bëjnë me dimensionet politiko-ushtarake, ekonomike-mjedisore dhe njerëzore. Përmes qasjes së saj unike, OSBE-ja kontribuon në paqen rajonale, bashkëpunimin dhe zhvillimin e përgjithshëm.

“Me këtë Maqedonia e Veriut pohon veten si një aktor aktiv në gjenerimin e stabilitetit në një kontekst më të gjerë rajonal”, theksoi Osmani, ndër të tjera, për kryesimin e vendit me OSBE-në, i cili filloi më 1 janar 2023.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konfirmohet, ja dy emrat e njohur do të jenë ndihmësit e Sylvinhos te Shqipëria

Story i radhës

Kush është trajneri i ri i Shqipërisë?

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë