Qeveria pritet të zgjerohet, së paku kështu janë shprehur disa nga politikanët në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski në pyetjen se a do të bëhet ASH-ja pjesë e Qeverisë isthe shprehur se ata janë të mirëseardhur. Por a do të thotë kjo se LSDM-ja do ti japë ndonjë ministri apo drejtori të veten. Deri sot nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë.
Njëjtë edhe nga Alternativa kanë thënë se ashtu siç kemi bashkëpunuar në opozitë mund të bashkëpunojmë me ASH-në edhe në Qeveri, por kur bie fjala tek ministritë nga Alternativa kanë thënë se nuk janë të gatshëm për të dhënë ministri.
Gjithashtu nga “Grupi i zjarrit” brenda BDI-së u prononcua deputeti Izet Mexhiti i cili tha se nëse Aleanca për Shqiptarët hyn në Qeveri, nuk është koalicion i integrimeve por i interesave.
Pyetja lind se kush po e dëshiron ASH-në e Taravarit në Qeveri, përderisa askush nuk dëshiron që t’i japë ministri dhe drejtori !?
Burimi:________