Kukësi ka prezantuar afrimin e katërt në merkato. Klubi verilindor ka forcuar repartin e sulmit me Jakup Berishën, siç njoftoi Supersport dhjetë ditë më parë.
22-vjeçari nga Shkupi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Kukësin. Berisha luan si sulmues i djathtë, ndërkohë që më parë është aktivizuar me klube si Shkëndija, Shkupi, Vardar dhe Pelister Bitola.
“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup”, lexohet në postimin zyrtar t klubit të Superiores.
Berisha është afrimi i katërt pas Antonio Ilieskit (mbrojtje), Kristi Kotes (mesfushë) dhe Ante Zivkovic (sulm).